Festë në Vlorë, Rama poston videon magjike nga qyteti bregdetar
Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit bregdetar të Vlorës, që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron Vlora për festat e fundvitit. Pamje spektakolare ofron edhe bregu i Lungomares, ku reflektimi i dritave mbi det shumëfishon ngjyrat festive. Përgjatë këtyre ditëve festive bashkia e Vlorës organizon aktivitete të ndryshme kulturore, që ndezin akoma më shumë atmosferën e festave të fundvitit.