Festohet 111-vjetori i Pavarësisë në Tiranë, ngrihet flamuri në Sheshin “Skënderbej” (FOTO)

Në sheshin e tejmbushur nga qytetarët që kishin ardhur nga e gjithë bota, u zhvillua dhe ceremonia e ngritjes së flamurit. Nën tingujt e Bandës Frymore flamuri kuq e zi u ngrit në sheshin e shqiptarëve, ndërsa Vikena Kamenica këndoi edhe himnin kombëtar. Në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, ishin dhe drejtues të bashkive dhe komunave shqiptare nga trojet shqiptare, ndërsa nuk mungonin dhe drejtues të organizave të ndryshme të shqiptarëve anekënd botës. Këtë 28 nëntor, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sollën për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?