FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA falënderon Ramën për evakuimin e sportistëve nga Afganistani

FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin nga Afganistani të një grupi të dytë refugjatësh të lidhur me futbollin dhe basketbollin e grave. Mes emrave që kanë kontribuar në këtë mision, kreu i FIFA ka përmendur edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira. FIFA do të vazhdojë të punojë për evakuimin e anëtarëve të tjerë të familjes së sportit”.

Një total prej 57 individësh, kryesisht gra dhe fëmijë, u ulën të sigurt në Doha të mërkurën me një fluturim çarter të Qatar Airways.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?