Fillon nxemja e protestës: Protestuesit me foton e 17 vjeçarit
Pak orë para nisjes së protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është shpalosur një portret gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës.
Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Arditi është simboli i viktimës nga mafia e plehrave!
Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.
“Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës.
Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!”, bën me dije PD.