Fitër Bajrami, Meta uron besimtarët me vargje nga Kurani

Postimi i Metës:

“Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.” – Kuran

Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! 🤲🇦🇱

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përmbylljen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shëndeti, lumturia, mirësia, mbarësia dhe paqja e Zotit qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Le të mos harrojmë një nga mesazhet më të rëndësishme të betejës së Bedrit, se është vetëm ndjekja e rrugës së drejtë ajo që sjell fitoren e së mirës.

“Zoti i Plotfuqishëm ju jep fitore edhe grupeve më pak të pajisura dhe ju jep atyre ndihmën e drejtpërdrejtë. Zoti me ndihmën e vet e forcon kënd të dojë. Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.” Kuran.

Nuk ka begati pa sakrifica ndaj “Nxitoni në punë të mira!”, siç na porosit edhe Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të)!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?