Fitorja në zgjedhje, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Pas fjalimit që u mbajt ditën e hënë me kandidatët dhe deputetët fitues në zgjedhjet e 11 Majit, mësohet se kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim. Mësohet se këtë herë takimi do të mbahet me ministrat aktualë në Gjirokastër. Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS. “Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Rama iu kërkoi fituesve të 11 majit që të mos bëhen euforikë nga rezultati i thellë por të përmirësojnë veten. Për ata që nuk ia dolën dot të triumfojnë, kryeministri iu ofroi që të jenë pjesë e familjes politike. Për më tepër, kryeministri ironizoi edhe PD pas akuzave për tjetërsim votash, teksa tha se ishte fitorja ishte rezultat i një pune sistematike organizative.

Fjalimin kryesocialisti zgjodhi ta mbante pranë memorialit të Rilindasve dhe patriotëve shqiptarë në Pallatin e Brigadave. Mes më të shquarve të Rilindjes Kombëtare dhe socialistëve të rinj e të vjetër, Rama u shpreh i palëkundur për të mbështetur drejtësinë dhe punën e SPAK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama

U tregua diku i ashpër, diku ironik e diku cinik ndaj demokratëve që akuzojnë për grabitje votash me përdorimin e shtetit dhe të krimit në zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 majit, socialistët garantuan plot 83 mandate deputetësh në Kuvend, ndërsa demokratët pësuan një tkurrje të madhe, duke u mjaftuar në 50 mandate. Tre deputetë do të kenë socialdemokratët, 2 Mundësia dhe nga një Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?