FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi emocionues i Ilir Metës: Falënderim i veçantë për Monikën dhe Skraparin

Në Konventën e LSI, Ilir Meta ka mbajtur fjalimin e fundit si Kryetar. I emocionuar nga thirrjet entuziaste të të rinjve që gjatë gjithë kohës brohorisnin “Me ty me ty Ilir Meta”, kreu i LSI-së ka falënderuar çdo të ri që është pjesë e kësaj partie.

Një falënderim të veçantë, Meta bëri për qytetarët e Skraparit. “Falënderimi i parë për popullin e Skraparit. Pa besnikërinë e atyre njerëzve unë sot do të isha një kujtim në politikën shqiptare. Unë nuk e dua Skraparin thjesht dhe për kaq. E dua se besnikëria e tyre ndaj meje më ka kalitur besnikërinë ndaj shokëve, miqve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë”,- tha Kreu i LSI-së.

Kreu i LSI falënderoi dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?