Fjalimi i fundit te LSI, përlotet Ilir Meta

Fjala e tij e fundit pranë simpatizantëve dhe përfaqësuesve të LSI-së ka përlotur Ilir Metën.

Lideri historik i LSI-së ka mbajtur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të partisë, një fjalim të fundit përpara se t’i drejtohet postit të Presidentit.

Gjatë fjalës, pavarësisht se ka tentuar të vetëpërmbahet, Ilir Meta është përlotur përballë përfaqësuesve dhe simpatizantëve të LSI-së, të cilët kishin mbushur pallatin e sporteve dhe brohorisnin emrin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një moment të fjalimit të tij, Ilir Meta ka përmendur bashkëshorten Monika Kryemadhi, duke kujtuar ditën se kur e kishte takuar për herë të parë, në një moshë që nuk është e largët me moshën që tashmë ka njëra prej vajzave të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment, Ilir Meta është përlotur dhe zëri i tijështë dridhur.

“Edhe pse vajza jonë me e madhe është shumë më e madhe se Mona kur unë e takova tek zyra e Musa Ulqinit tek PS, dua të siguroj që Mona është po ajo që unë kam njohur atë ditë. Unë këtu nuk shoh një Monë por shumë Mona”- ka thënë Meta.a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?