(VIDEO)Fjalor banal në Komisionin e Jashtëm, Islami-Ministrit Bushati: “Je rrugaç”

 

Sherret duket se janë zhvendosur nga Komisioni i Sigurisë drejt atij të Jashtëm. Protagonistë janë deputetë të Partisë Demokratike dhe ministra të qeverisë. Ndërsa dje Flamur Noka ofendoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e quajtur “karagjoz”, të njëjtën gjë bën edhe deputeti i Kastriot Islami në Komisionin e Jashtëm.

Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Kastriot Islami i është drejtuar me fyerje Bushatit, duke e cilësuar atë një rrugaç që nuk duhet të jetë më ministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Islami dhe Bumçi e kanë akuzuar Bushatin se ka futur në krizë edhe marrëdhëniet me Kosovën.
Tensionet u rritën ndjeshëm mes palëve, teksa kryetarja e komisionit, Arta Dade, i ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga dy ish ministrat e jashtëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak i fyerjes ka qënë deklarata e Bushatit, i cili tha se nuk mund të flitet që të jepet 30% e buxhetit për dikasterin e tij. Kjo solli dhe reagimin e ashpër të Islamit.

“Ti je një rrugaç, nuk duhet të jesh ministër. Flet me gjuhë rrugaçësh”- i ka thënë Islami, Bushatit. Pas tij, ministri Bushati ka kërkuar që ndaj deputetit të merren masa. “të merren masa për gjuhën e përdorur nga Islami”-ka thënë ai.

Debati 

Islami: Ti je një rrugaç, nuk duhet të jesh ministër. Flet me gjuhë rrugaçësh

Bushati: S’kam ndërmend të dëshmojë gjatësinë time kundrejt teje. Të merren masa ndaj gjuhës së përdorur nga Islami.

Dade: Nuk mund të lejoj këtë gjuhë, do konsultoj rregulloren.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xCyI0toOhWY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?