Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi për shkak të sjelljes së tij ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pasi ofendoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreun e komisionit Spartak Braho.
Deputeti Ndoka tha për mediat pas vendimit se do të sillej njëlloj në Kuvend nëse mazhoranca nuk respektonte rregullat dhe procedurat institucionale.
“Të vijë Ministri i Brendshëm dhe të aktrojë për 5 minuta në Komision dhe të largohet, duke shprehur diskonsideratën më të madhe për Komisonin dhe qytetarët. Partia Demokratike ka vetëm një reagim, të punojë me të gjitha forcat nga sot deri në zgjedhje të shporrim këtë qeveri bandë dhe këtë bandë në qeveri që shqiptarët të kenë mundësi të marrin frymë lirshëm. Të jetojmë më lirshëm për një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën dhe pa banditët në qeveri”, u shpreh Noka në një prononcim për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

