Flamur Noka: Rama-McGonigal, skandali më i madh pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha

Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi në protestën para parlamentit se Edi Rama është i kapur në flagrancë. Noka tha se deputetët e PD-së po kërkojnë të përcjellin zërin e qytetarëve në seancë dhe ky zë po ndalohet.

Edi Rama është i kapur peng, është i kapur në flagrancë. Po kërkojmë të drejtën për të folur. Një e drejtë që është fituar në dhjetorin e vitit 1990. Ne po kërkojmë të përcjellim zërin tuaj këtu dhe ky zë po ndalohet.

Edi Rama u kap në një veprim kundër partnerit tonë strategjik. Skandali Rama-McGonigal, është skandali më i madh, gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri që pas prishjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia”, deklaroi Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?