Flamuri shqiptar në Parlamentin e Ukrainës, Majko: Më pas në Irpin, atje ku masakra e luftës nuk ka fjalë
Para 1 viti bota u shokua kur Rusia nisi një luftë në Ukrainë. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre.
Deputetët socialistë shqiptarë kanë mbërritur në Ukrainë, teksa sot mbushet 1 vit që nga nisja e luftës nga ana e Rusisë. Deputetët Pandeli Majko, Denis Deliu dhe Xhemal Qefalia kanë shpalosur flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës.
Bashkë me konsullin shqiptar në Ukrainë, Shain Omarov, deputetët morën pjesë sot në seancën plenare për 1 vjetorin e nisjes së luftës.
“Sot në Ukrainë, në parlament, në sesionin e posaçëm për përvjetorin e agresionit rus! Më pas, në Irpin ku masakra e luftës nuk ka fjalë ta shpjegoj”, shkruan Majko.