FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fleckenstein dhe Mcallister mbërrijnë në Tiranë. Pritet takimi me Ramën e Metën

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërrijnë në Tiranë, në përpjekje për të arritur marrëveshje politike mes palëve.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike. Ata do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 13:10 Dy eurodeputetet mbërrijnë në Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Axhenda e takimeve

Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën.

Në orën 16:00  David McAllister  do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?