Fleckenstein-Gjoshës: Reforma në drejtësi, detyrim ndaj qytetarëve

 

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha priti në një takim raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Gjosha dhe Fleckenstein diskutuan për procesin e reformave që ka kryer Shqipëria dhe për progres-raportin e Parlamentit Europian që pritet të publikohet së shpejti. Diskutimi u fokusua në reformën e drejtësisë, pika kyçe për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha u shpreh se, Qeveria e ka të qartë që realizimi i reformës në drejtësi është e rëndësishme që vendi të ecë përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjerr, eurodeputeti Fleckenstein theksoi se kjo reformë duhet të shihet si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe jo ndaj Bashkimit Europian.

Knut Fleckenstein ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore dhe po zhvillon takime me liderë të politikës, gazetarë e artistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?