Fleckenstein: Nisni zbatimin e Reformës, Kukan: Lajm i mirë
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë pro draftit kushtetues për reformën në drejtësi, së bashku me maxhorancën, do të votojnë reformën. Kryetari Basha gjatë një konference për shtyp bëri me dije se deputetët demokratë do të votojnë pro reformës, që u arrit në bazë të propozimit të komisionarit Hahn, ku kërkesa e tyre për zbatimin e rekomandimit 88 të opinionit të Komisionit të Venecias, u zbatua.
Arritja e marrëveshjes për reformën në drejtësi, për këtë vendimin të shumë pritur nga populli, mes mesazheve të urimeve, është përshëndetur dhe nga raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë, për miratimin e reformës në drejtësi.
Ai ka dhënë përgëzimet e tija, lidhur me këtë vendim kaq të dobishëm për vendin. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në mesazhin e tij, vlerëson konsensusin e arritur nga forcat politike në Shqipëri për miratimin e reformës në drejtësi dhe shprehet se: “Shumë i lumtur për konsensusin e sotëm për reformën në drejtësi nga politikanë në Shqipëri. Populli shqiptar e meriton atë, tani pritet implementimi i reformës në drejtësi”,- deklaroi Eurodeputeti në Twitter.
Edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, ka uruar politikanët shqiptarë për arritjen e marrëveshjes për miratimin e reformës në drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kukan e ka cilësuar si lajmin më të mirë të ardhur nga Shqipëria. Ai shprehet se: “Lajme të mira nga Shqipëria. Urime për udhëheqësit politikë në Shqipëri për marrëveshje për reformën në drejtësi”.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

