Fleckenstein: Partitë politike të gjejnë kompromisin e minutës së fundit

Pas takimeve të hënën me krerët më të lartë të politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në përpjekjet për arritjen e kompromisit për reformën në drejtësi, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka dalë të hënën në një konferencë për shtyp, në selinë e Delegacionit Europian në Tiranë.

“Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi”, u shpreh ai.

Eurodeputeti tha se drafti që ndodhet në tryezë, e që në seancën e së enjtes do të hidhet për votim. Ai është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj pret që Kuvendi ta votojë atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e tij, zyrtari europian u shpreh në mbështetje të përpjekjes për dialog të kryeparlamentarit Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mbështesim tërësisht dhe plotësisht kryetarin e Kuvendit në përpjekjet e veta të për të gjetur një zgjidhje në sajë të propozimeve që janë bërë, gjithnjë mbi bazën e propozimit hibrid”, tha eurodeputeti.

Gjatë fundjavës, u shpreh ai, me eurodeputetin Eduard Kukan ne kemi nxjerrë një deklaratë për shtyp, ku kemi theksuar që partite politike të gjejnë një kompromis, sidomos të minutes së fundit, pasi ka mbetur vetëm një çështje e vogël.

Po ashtu, vijoi ai, kemi theksuar se sa e rëndesishme është pjesëmarrja e Operacionit Monitorues Nderkombetar e dhe  e atyre që do ta bëjne ate.

Ketu shtoi ai, do të bëj dhe një koment personal dhe në Bruksel kjo ka qënë aresyeja pse është rënë dakord me propozimine e PD-se, për një mekanizëm 6 plus 6.

Po ashtu Fleckenstein mbështeti diskutimet mbi “propozimin hibrid” për reformën në drejtësi, i ofruar nga ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?