Fleckenstein: Probleme të reja, jam i mërzitur

Situata e krijuar mbi Reformën pas një deklarate të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku i kërkon PD-së që të ndryshojë kërkesën e saj, ka nxitur reagime dhe pikëpyetje. Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, thuhet se ajo është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme, e cila sipas Ambasadës, prek reformën dhe është e qëllimshme.

Në një postim në facebook, ka reaguar edhe eurodeputeti i cili pak më parë e përshëndeti konsensusin, Knut Fleckenstein ka pyetur në postimin se përsëri Shqipëria paska probleme të reja? Ai ka shtuar më tej se: “Nuk e besoj! Jam me të vërtetë i mërzitur. Do të presë deri nesër për të parë votimin? Pastaj ne të gjithë mund të shohim. Na vjen keq”.

Më tej në deklaratë thuhet se: ”Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?