Flet Briseida Shehaj: Ja pse lashë detyrën si zv.Ministre e Ekonomisë
Pa kaluar dy muaj nga puna si zv.ministrja e Ekonomisë, sot Briseida Shehaj paraqiti dorëheqjen e saj kryeministrit Edi Rama.
Dy muaj më parë, me një vendim të Kryeministrit Edi Rama Briseida Shehaj la detyrën e rëndësishme të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë zyrën e zv.ministres së Ekonomisë por sot Brisida Shehaj ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.
Sipas burimeve Shehaj, i ka parashtruar zyrtarisht dorëheqjen shefit të kabinetit duke e argumentuar me motive personale. Dorëheqja e saj, tërhoqi dhe vëmendjen në kuvend, ku mes debateve të nxehta, u përfol dhe ikja e Shehaj ka posti i zv.Ministres së Ekonomisë.
Disa portale kanë paraqitur arsye të ndryshme por vetë Shehaj e pyetur nga newsbomb.al sqaron se dorëheqja e saj lidhet me arsye personale ndërsa thekson se me ministren Ekonomi ka raporte të shkëlqyera.
“Gjatë punës dy mujore me zonjën ministre, por edhe më herët, e kam vlerësuar për profesionalizmin e saj. Me zonjën Ekonomi kam raporte të shkëlqyera dhe gjithçfarë thuhet lart e poshtë se kam pasur konflikte me të, nuk është e vërtetë. Kjo bëhet për të cënuar integritetin tim dhe të ministres për të cilën gëzoj respekt të veçantë”, është shprehur Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

