Flet për “KJ” Mediu: Pse u takova me sekretarin e Ramës dhe mesazhet e SHBA
Në portale prej disa orësh qarkulloi lajmi se kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Nga një foto e siguruar nga “Express”, shihet Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të thatë.
Interesimit se nëse ky takim përkon me negocitat për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, në një prononcim për “Koha Jonë”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, sqaron të vërtetën.
Mediu deklaron se me Agaçin ishte një takim i rastësishëm dhe nuk lidhet me asnjë marrëveshje që PD dhe aleatët e saj të heqin dorë nga bojkoti dhe të marrin pjesë në zgjedhje. “Me Agaçin ishte një takim i rastësishëm në kafe, se banojmë në të njëjtin pallat”, shprehet Mediu për “Koha Jonë”.
Ky takim i rastësishëm vjen në një moment kur kreu i PR-së, sapo ka ardhur nga takimet e shumta në SHBA. “Koha Jonë”, e pyeti kreun e PR-së, pse përse qëndrimet e dhëna nga vetë ai nga takimet në Departamentin e Shtetit për krizën në Shqipëri, nuk ngjason me ato të ambasadës së SHBA-së në Tiranë?
Lidhur me këtë çështje, Mediu konfirmon se nuk ka asnjë mendin të ngjashëm apo të pangjashëm me ambasadorin Lu. Sipas tij, ndërkombëtarët mbështesin opozitën, lidhur me luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Ndërkombëtarët kërkojnë luftë kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe këto janë ato që kërkon edhe opozita.
Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

