FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flet Ylli Manjani: Nuk kam dhënë dorëheqje. As që më shkon në mend

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur poshtë zërat për dorëheqje ose shkarkim nga detyra që mban në kabinetin “Rama”.

Në një status në Facebook, pak minuta pas mesnate, Manjani informon se nuk ka dhënë as dorëheqje dhe as di që të jetë shkarkuar nga Kryeministri, Edi Rama.

Reagimi i Ministrit Manjani vjen pas shumë spekulimeve në media për shkarimin e tij nga Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë dorëheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

Natën e mirë!

Lexoni edhe: 

Manjani nuk është shkarkuar. Kush po e fut zjarrin në Koalicion?

PS: Më mirë qeveri me Bashën sesa me Metën

Ministri Tahiri akuzon LSI-në si “Fronti i së keqes”!

Zv/kryeministri Peleshi: Pa LSI nuk bëjmë dot asgjë

Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?