Floida Kërpaçi: Gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura të Ramës

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deklaron se të rinj dhe gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë qeverinë e Edi Ramës për premtimet e pambajtura. Në një takim me gjimnazistët e kryeqytetit, kryetarja e LSI ka diskutuar për mungesën e investime në arsim dhe për mos mbajtjen premtimeve për rininë.
“Bashkë me Biornin, Piterin, gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura të Ramës në 7 vite. Ai sot premton rritje pagash si të ishte kryetar opozite, ndërkohë ka 8 vjet në pushtet që premton dhe nuk realizon. Premtoi 300,000 vende pune në 2013, por jo vetëm që vendet e punës nuk u hapën, por jemi vendi i parë në rajon për emigrimin masiv dhe i treti në botë për azilkërkues. Premtoi shëndetësi falas, por pagesat e familjeve shqiptare për shëndetin janë shtuar, ndërsa mjekët dhe infermierët u larguan. Premtoi arsim por solli rrënim. Rama premtoi perspektive dhe mashtroi. Ndaj në 25 Prill rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë masivisht për të ndërtuar vetë perspektivën që meriton!”,- shkruan Floida Kërpaçi në Facebook.

https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3336369089813785

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?