Florian Bieber: Nëse BE hesht për Vuçiç, inkurajon autoritarizmin në Shqipëri
Nga Florian Bieber*-
Një person duket se i ka fituar zgjedhjet. Fytyra e tij ishte kudo, emri i tij ishte në fletëvotim, megjithëse jo si kandidat, dhe mitingjet virtuale u mbizotëruan prej tij. Aleksandar Vuçiç është fituesi i dukshëm i zgjedhjeve parlamentare të Serbisë të dielën e kaluar.
Megjithse nuk garonte vetë, dhe as si president nuk qëndroi mbi politikat e partive, ishte e qartë se fitorja e Vuçiç ishte absolute. Partia e tij fitoi rreth 62 përqind të votive, dhe 191 nga 250 vendet në parlament, rreth 76% të totalit. Shumica e gjerë hap derën për ndryshime kushtetuese që do të lejonin që regjimi, si në Hungari, të përshtaste kushtetutën për nevojat e partisë në pushtet.
Partneri i tij afatgjatë i koalicionit, Socialistët dhe aleatët e tyre fituan 10.4% dhe 32 vende, dhe Aleanca Patriotike Serbe, mjeti i kryetarit të ri të Beogradit Aleksandar Šapić, fitoi 11 vende, duke e kaluar me .64 pragun prej 3%. Pragu u ul nga 5% në 3% vetëm disa javë para zgjedhjeve, në një përpjekje transparence nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet për të forcuar përfaqësimin e partive të vogla në parlament, dhe për të dobësuar efektet e bojkotit të opozitës.
16 vendet e mbetura mbahen nga partitë e pakicave, të cilat kanë një prag më të ulët. Opozita e vetme në parlamentin serb janë dy deputetë shqiptarë nga komunat me shumicë shqiptare të Bujanocit dhe Preshevës, pasi partitë e pakicave bashkëpunuan me qeveritë e mëparshme të Partisë Progresiste dhe Šapić gjithashtu nuk kandidoi kundër qeverisë.
Eshtë kjo fitore e madhe që e bën rezultatin një humbje për Vuçiç. Një parlament pa opozitë nuk mund të shërbejë si gjethe fiku për të legjitimuar sundimin gjoja demokratik të presidentit. Sikur të kishin hyrë më shumë nga 21 partitë dhe grupet kandiduese në parlament, siç janë grupet e ndryshme të ekstremit të djathtë dhe fashist, ose disa demokratë dhe reformistë të shpërndarë, Partia Progresiste mund të pretendonte se Serbia kishte një parlament pluralist. Tani, nuk e bën dot dhe kjo zbulon natyrën autoritare të regjimit.
Opozita humbi gjithashtu. Ndërsa pjesëmarrja ishte ndoshta më e ulët se numrat zyrtarë, ajo ishte, sipas OJQ-së monitoruese të pavarur CRC, rreth 48 përqind, pra 8 deri 9 përqind më e ulët se zgjedhjet e mëparshme parlamentare në 2016. Kjo është një rënie e vogël, që nuk mund të pretendohet vetëm nga opozita, por përkundrazi edhe nga COVID-19 dhe apatia e votuesve. Eshtë e qartë se përpjekja kryesore e regjimit ka qenë për të nxitur pjesëmarrjen e votuesve, pasi shumica e parregullsive të përmendura nga CRTA janë përqendruar në shtimin e numrit të votuesve, dhe zyrtarët e SNS duket se kanë telefonuar votuesit e mundshëm në ditën e zgjedhjeve për t’u bërë presion për të votuar.
Opozita e bojkotit ka arritur të deligjitimojë opozitën që mori pjesë, siç është Lëvizja e Qytetarëve të Lirë me në krye Sergej Trifunović që fitoi vetëm 1.5%, ose Serbia e Bashkuar Demokratike që fitoi më pak se 0.9%.
Në të njëjtën kohë opozita që bojkotoi është larg të qenit e bashkuar. Partia Demokratike, e madhe dikur, është dëmtuar nga betejat e brendshme, përfshirë një përleshje në selinë e partisë në ditën e zgjedhjeve, midis krahëve të ndryshëm. Përndryshe, opozita është një aleancë jo e lehtë midis ekstremit të djathtë Dveri, fraksione jo-popullore të Partisë Demokratike në pushtet më parë dhe disa grupeve të tjera. Tani jashtë parlamentit, të shkëputur nga fondet, pa një strategji të qartë dhe pak aleatë dhe kontakte ndërkombëtare, opozita ka një kohë të ashpër përpara.
BE është humbësi i fundit në zgjedhje. Serbia ka kohë që është salutuar, në mënyrë jo kritike, si kandidati kryesor në zgjerimin e BE-së. Tani, është përballë një parlamenti që i mungon një mandat demokratik dhe një regjimi, natyra autoritare e të cilit është bërë më e dukshme.
Një deklaratë e përbashkët e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell dhe Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi ishte jashtëzakonisht kritike, duke vërejtur zgjedhje të kufizuara të votuesve dhe mbizotërimin e mediave të partisë në pushtet.
Partitë Europiane ecën, në mënyrë jo befasuese, përgjatë linjave partizane. Socialistët dhe Progresistët i quajtën zgjedhjet si një përqeshje të demokracisë dhe kërkuan një ngadalësim të zgjerimit, ndërsa Donald Tusk i Partive Popullore Europiane uroi bashkëpunëtorin e familjes, SNS, duke thënë ndjellakeqësisht “më shumë fuqi, më shumë përgjegjësi”.
Procesi i zgjerimit komprometohet seriozisht nga zgjedhjet. Serbia ka negociuar pranimin për më shumë se gjashtë vjet, të njëjtën periudhë gjatë së cilës demokracia dhe sundimi i ligjit janë tkurrur nga çdo indikator dhe të gjitha organizatat që monitorojnë demokracinë në nivel global, duke përfshirë Freedom House, Indeksin e Transformimit Bertelsmann, Institutin VDem, dhe Indeksin e Demokracisë të The Economist.
Institucionet e BE-së, me përjashtim të dukshëm të Parlamentit, kanë heshtur në mënyrë të habitshme për këtë. Nëse BE-ja kthehet te ‘biznes si zakonisht’ pas zgjedhjeve, jo vetëm që do të inkurajojë konsolidimin e mëtejshëm të autoritarizmit në Serbi, por edhe ndër vende të tjera në rajon, përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë. Çka është më e rëndësishme, kjo sugjeron që BE nuk po dështon vetëm me autokratët brenda BE, por edhe gjatë procesit të pranimit, kur ka në dispozicion më shumë mjete. Për t’u përballur me lëvizjet autoritare, BE duhet të angazhohet me Serbinë.
Kthehu në vitin 2014, kur BE në fillim shpërfilli autoritarizmin e qeverisë së Gruevskit dhe dëbimin e opozitës. Vetëm skandali i përgjimeve të vitit 2015 shkaktoi një angazhim më të qëndrueshëm të BE-së. Rreziku është që në Serbi, alternativat politike të bëhen më euroskeptike, pasi ata shohin që qeveria mbështetet nga BE dhe vendet anëtare të saj dhe si shumë prej partive sot fillojnë e kundërshtojnë integrimin europian.
Një angazhim i përtërirë i BE-së kërkon disa komponentë, përkatësisht një ndërmjetësim kuptimplotë midis qeverisë dhe opozitës, se si të rikthejë opozitën në procesin politik bazuar në trajtimin e disa prej kufizimeve më serioze demokratike. Për më tepër, një mision për sundimin e ligjit, siç është ‘Raporti Priebe’ i hartuar në 2015 nga ekspertë të pavarur që do të identifikonin mangësitë dhe përparësitë për reformën, dhe një proces pasues.
Familja e Partive Europiane duhet të punojë së bashku në vlerësimin e tyre për demokracinë në vend që ta bëjnë demokracinë një çështje partizane në Ballkanin Perëndimor. Deklaratat bipartizane dhe ndërmjetësimi nga eurodeputetët nga partitë më të mëdha europiane do të zvogëlonin rrezikun e autoritarizmit që facilitohet më tej nga përçarjet partizane.
Komisioni, Parlamenti Europian dhe Shtetet Anëtare duhet të marrin në konsideratë gamën e plotë të opsioneve në lidhje me vetë bisedimet e pranimit. Këto mundësi përfshijnë moshapjen e kapitujve të rinj në negociata, një sinjal i nivelit të ulët. Më serioze do të ishte të evokonin klauzolën e çekuilibrit, e cila ka qenë pjesë e negociatave të pranimit për tetë vjet. Kjo lejon ngritjen e bisedimeve në të gjithë kapitujt, nëse nuk bëhet përparim i mjaftueshëm në lidhje me sundimin e ligjit.
Më në fund, metodologjia e re, e vendosur nga Komisioni në përgjigje të vetos së Francës mbi bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë ofron mjete të mëtejshme për të bërë presion ndaj kandidatëve për anëtarësim. Ai i lejon Shtetet Anëtare të vendosin në pritje negociatat në disa fusha dhe të rihapin kapitujt e mbyllur, si dhe të rivlerësojnë fondet dhe përfitimet e tjera të bashkëpunimit. Opsioni më serioz do të thoshte pezullimin e bisedimeve të pranimit në tërësi.
Ndërsa opsioni i fundit mund të jetë kundërproduktiv për momentin, do të ishte mirë të merren parasysh disa nga masat e ndërmjetme. Pezullimi i bisedimeve të pranimit, megjithatë, duhet të jetë një kërcënim i besueshëm nëse qeveria serbe nuk bën disa hapa të qartë dhe të verifikueshëm për rivendosjen e institucioneve demokratike. Duke marrë parasysh mjetet që BE ka në dispozicion tani për të insistuar në vlerat thelbësore të BE-së në bisedimet e pranimit. Mospërdorimi i tyre do të çimentonte rezultatin e zgjedhjeve si një mundësi të humbur për Serbinë dhe BE-në.
*Florian Bieber është Profesor i Historisë dhe Politikës së Europës Juglindore dhe kryetar I fondacionit Jean Monnet për Europianizimin e Europës Juglindore në Universitetin e Graz-it. Bieber është gjithashtu koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG). Kohët e fundit ai botoi The Rise of Authoritarianism in the Western Balkans (Palgrave, 2020). *Përkthimi nga Politiko.al