Foli për 20 të hetuar për blerje votash nga Brukseli, por pse nuk u hetuan “blerësit” e nivelit të lartë? “Shpërthen” Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhje ka një ligj që merret me rregullimin e kësaj problematike. Rama u shpreh se ka pasur probleme me disa individë që janë adresuar ndërsa shtoi se nuk duhet të biem pre e kësaj balte për të zhytur përditë njëri-tjetrin.

“Unë kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them se komunizmi ka vdekur në vitin 1990.Po në atë vit ka mbaruar edhe gjuetia e shtrigave. Këto pyetje më duken pa kuptim sepse realisht ajo që është për të ardhur keq është se ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë unë nuk kam si e shoh nga shumë zonjat me të gjitha atributet për të qenë të respektuara. Krejt në rregull nga çdo pikëpamje që lidhet me këtë temë.

Kjo këngë është bërë e padurueshme duke dekriminalizuar të gjithë deputetët. Kemi pasur problem me disa individë. Janë adresuar. Kemi një ligj për adresimin e këtij fenomeni dhe është shumë e qartë që interesi ynë është t’i japim shqiptarëve të zgjedhin kandidatë dhe kandidate të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është bërë bajate dhe banale gjithë kjo histori. Unë e kuptoj që partnerët tanë ta thonë por procesi është I garantuar. Nuk duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj balte ku zhysim përditë njëri-tjetrin sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë dhe të fundit ata që bëjnë ligjet. Janë njerëz të nderuar dhe respektuar. Kush e bëri reformën në drejtësi? Kush I ka bërë të gjitha reformat? Çfarë do me thënë kjo? Është e tepërt. Nuk kam fjalë për këtë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?