FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fonde për rritjen e aftësive profesionale. Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Zvicrën

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar miratimin e ligjit për marrëveshje mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për projektin “Aftësi për punë”.

Kjo marrëveshje parashikon dhënien e fondeve nga Konfederata Zvicerane për Shqipërinë deri më 30 gusht 2023 për realizimin e këtij projekti.

Institucioni i Presidencës njofton se këto fonde vijnë në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane (rreth 8.8 milionë euro).

Swiss Digital Desktop Reklama

Risitë e kësaj marrëveshje janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.

Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.

Presidenti i Republikës gjen rastin të vlerësojë ndihmën e drejtpërdrejtë të Konfederatës Zvicerane, veçanërisht në rastin konkret, për të kontribuar në mbështetjen e moshave të reja të të gjitha grupeve sociale në Shqipëri, përmes projekteve për përmirësimin e aftësive profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?