Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Forca e protestës imponon vazhdimësinë

Forum E diel, 10 Korrik 2022 10:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe njëhere politikën shqiptare duke shprishur përfundimisht perceptimet e ndërtuara deri më tani. Piketat që ajo vuri do bëjnë që shoqëria dhe politika pas saj të ndryshojnë krejtësisht sjellje. E ndërmarrë mes dhjetra mallkimesh nga ata që suksesin e saj e identifikonin me rrëzimin moral të vetin dhe në një kohë “të çmendur”, ajo mori përmasën e sfidës më të hapur me regjimin.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

7 korriku grisi përfundimisht perden e indeferentizmit social dhe zbuloi revoltën e një shoqërie që ndjen e kupton se përmasa e lirisë së saj është tkurrur deri në pikën e vdekjes. Futja e saj me zor, nga disa opinione, në shabllonin e protestave të mëparshme, ngjan si përpjekje për të nxitur politikisht monotoninë e të jetuarit me dëshpërim nën revoltë. Protesta jo vetëm që nuk ngjasoi në asnjë pikë me protestat e tjera, por përkundrazi zbuloi kotësinë dhe demagogjinë e atyre që bëheshin dikur dhe qëllimin e vetëm kishin afirmimin dhe forcimin e pozitës së lidershipit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qendra e saj e rëndesës ishte qytetari, jo si numër fiktiv pjesëmarrje, por si vlerë që ka në dorë përmasën e së jashtëzakonshmes, në mënyrën si reagon. Në këtë pikpamje ajo ishte e jashtëzakonshme. Shprehja e zemërimit dhe forma e demostrimit ishin gjithashtu të jashtëzakonshme. Etja për të prekur opozitën dhe për të gjetur në shesh drejtësinë ishte aq e madhe dhe e shprehur aq masivisht, sa elektrizimi i atmosferës qëndroi në një përmasë konstante.

Gjithcka aty ishte arsye. Arsye që fliste, arsye që marshonte, arsye që gulconte. Një arsye e revoltuar. Fabula e saj mund të përkufizohet si “njerëz që ngjallën shpresën me arsye duke gjetur besimin”. Protesta zbuloi domosdoshmërinë e vet si forma më efikase e mobilizimit qytetar për të krijuar mundësinë që zëri i tyre, kontestimi e kundërshtia ndaj akteve dhe veprimeve të ekzekutivit, të dëgjohet në publik.

Njeherazi vërtetoi se opozitarizmi politik kalon domosdoshmërisht nëpërmjet rrugës së mobilizimit qytetar dhe se protesta është forma themelore e aksionit politik të opozitës. Ajo bëhet akoma më imediate për situatën ekonomike dhe politike në të cilën gjendet vendi. Protesta shpalosi energjinë e ndryshimit dhe dëshmoi se vullneti politik i sovranit nuk është i shprehur drejt dhe se raporti i peshës së forcave politike në terren ka ndryshuar dukshëm.

Ajo shprehu papajtueshmërinë e opozitës dhe të qytetarit me gjendjen në të cilën është degraduar, ekonomia, arsimi, bujqësia, biznesi dhe jeta në tërësi. Afirmoi papajtueshmërinë me cdo flirt qeveritar dhe i dha grushtin e fortë qeverisë më të korruptuar në rajon duke i dëshmuar, jo vetëm kundërshtinë, por dhe gadishmërinë për të realizuar përmbysjen e kërkuar.

Rrrëzoi përfundimisht iluzionin e Ramës për popullin e bindur që i nënshtrohet dhunës, arbitraritetit, abuzivizmit ekonomik e social e diktaturës demokratike. Etiketoi publikisht e vërtetësisht qeverinë si grabitësen sistematike të pasurisë publike, trashëgimsë kombëtare, e të së ardhmes së vendit. Tronditi luksin qeveritar me thjeshtësinë e paqtësinë e mesazheve të forta që transmetoi.

Protesta tejkaloi cdo handikap të brendshëm dhe të jashtëm, duke kapur pikën kulmore të afirmimit të domosdoshmërisë për bashkim të të gjithëve, të elitës politike, të forcave opozitare, të qytetarit opozitar dhe të cdo individi që e sheh veten të përzënë nga ky vend. Riktheu lidhjen e ngushtë midis saj dhe karizmës së pakundërshtueshme të lidershipit.

Ajo provoi se ka forcë për të ndryshuar rendin e shprishur të gjërave e rivendosi autoritetin e shtetasit përballë shtetit antinjerëzor dhe afirmoi opozitën ballore të drejtpërdrejtë që i jep ritëm politikbërjes e vendin e duhur në të qytetarit. Ajo bëri me forcën e saj të dorëzohen para faktit të forcës së saj dhe skeptikët dhe antipatikët. Forca e protestës u shfaq në çdo përmasë dhe imponon vazhdimësinë.

Etiketat e lidhura

Luciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.