FOTO/ 70-vjetori i lindjes, festa familjare e Fatos Nanos
Sot Fatos Nano feston 70-vjetorin e lindjes dhe festa është familjare. Kryebashkiaku i Kavajës, Redian Krali ka ndarë foto nga datëlindja e liderit historik të Partisë Socialiste. Krali i cili është edhe nipi i Nanos, i ka organizuar një festë ku sigurisht që nuk mungon as bashkëshortja e tij, Xhoana.
“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”,-shkruan Krali.