FOTO/ Brenda pak orësh, Trump dhe Harris shtrëngojnë duart për herë të dytë

Pas momentit ikonik gjatë debatit të parë televiziv mes kandidatëve për president të SHBA-së, Donald Trump pati një tjetër shtrëngim duarsh me Kamala Harris. Dy kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë u takuan në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në New York në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, teksa Trump shoqërohej nga kandidati i tij për zv.president J.D. Vance. Ata u përballën në një debat të ashpër televiziv përpara zgjedhjeve, që për shumë media tregoi një epërsi të kandidates demokrate karshi manjatit.

Photo by Michael M. Santiago/Getty Images

SHKARKO APP