FOTO/ Celibashi pret ambasadorin në ikje të Britanisë: Mik i vërtetë dhe kampion i mbështetjes së KQZ-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti këtë të enjte ambasadorin  në ikje të Britanisë, Alastair King-Smith me të cilin zhvilloi bashkëbisedimin e fundit para përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në takim u diskutua me detaje mbi përpjekjet e qeverisë britanike për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri dhe rajon, si dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit të ndryshimeve legjislative në Kodin Zgjedhor që mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe adresimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

King-Smith siguroi për vazhdimin e mbështetjes shumë-planëshe ndaj KQZ dhe forcimin e rolit koordinues të institucionit në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore dhe intensifikimit të mbikqyrjes së financimit të subjekteve dhe fushatave zgjedhore. Celibashi i shprehu ambasadorit mirënjohjen për rolin si mik i vërtetë dhe kampion i mbështetjes së KQZ-së dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?