FOTO/ Denoncimi: Saimir Tahiri dhe Sadri Abazi marrin me dhunë mësuesit në takimet e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar takimin e PS-së në Kamëz, ku sipas një mesazhi të dërguar nga një arsimtar në adresë të tij, mësueset dhe nxënësit e një shkolle merren me dhunë në takim.

Për këtë akt, Berisha bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe deputetin e PD-së, Sadri Abazi.

Në mesazhin që publikoi Berisha në Facebook, theksi vihet edhe mbi Ermioni Cekanin, drejtoresha e Zyrës së Arsimit në Kamëz, e cila merrte pjesë në takim në kundërshtim me ligjin, pasi duhet të jetë e depolitizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazh përshkruhet se librat e shtëpisë botuese “Dudaj”, që është në pronësi të burrit të saj, janë futur në 70% të shkollave që Ermioni Cekani ka nën mbikëqyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ne Banditistan, armata e arsimit shnderrohet ne armate elektorale te partise-shtet!

Drejtoresha ben sakrifica te medha per xhepat e veta dhe burrrit te saj.

Qytetari dixhital denoncon:

– Detyrimin e mesuesve dhe nxenesve te shkollave ne Kamze per

– te marre pjese ne takimet elektorale te mafiozit Sadri Abazi dhe trafikantit Saje qorri.

– korrupsionin e drejtoreshes se arsimit, Ermioni Cekani, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin

– fut me dhune ne shkolla librat e botuara ne shtepine botuese Dudaj

– pronar i te ciles eshte burri i saj

– Ermioni, e babzitur, fut ne arsimin parashkollor

“Fletore Pune ndimese” ku eshte

vet autore. sb

“Mirembrema.

I nderuar Berisha jam arsimtar ne Kamez,po ju dergoj ca foto te shikoni maskaraden e madam viles dhe rilindasve ne Kamez.Sot jane marre me dhune mesues e nxenes per te mbushur ambjentin ne nje takim me famozin mafjoz Sadri Abazi dhe trafikantin Saje Qorrin.Pervec nxenesve dhe mesuesve qe u moren ne takim me keta dy hora, me e keqja eshte se merr pjese dhe drejtoresha e ZA Ermioni Cekani qe me ligj duhet te jete e depolitizuar.I nderuar z.Berisha.Babezia e drejtoreshes se Zyres Arsimore ne Kamez nuk ka te sosur.Kjo nen bekimin e ministres L.Nikolla.Kjo zonje ne kundershtim flagrant me ligjin futi me dhune librat e shtepise botuese”Dudaj” prone e burrit te saj ne 70% te shkollave ku ajo drejton vitin e kaluar.Kete tenton ta beje prap kete vit.Ne arsimin parashkollor eshte futur me urdher te saj Fletore Pune ndihmese ku drejtoresha eshte vete autore.Kjo zonje eshte e plotfuqishme,ka mbeshtetjen e ministres dhe deputetit Sadri Abazi.

Respekte.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?