Foto/ Dështon sërish protesta e drejtuar nga Argita Berisha te Bashkia e Tiranës, tkurret numri i militantëve

Ashtu si një javë më parë, edhe protesta e sotme e lajmëruar nga grupimi i Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, është braktisur edhe nga vetë militantët.

Pamjet me dron tregojnë se në këtë protestë ka më shumë kamera dhe gazetarë se sa protestues. Ajo që vihej re ishte se numri i protestuesve ishte akoma edhe më i ulët se një javë më parë, sa 1/3 e mbështetësve të Berishës që dolën pak ditë më parë.

Sikurse tregojnë pamjet, frerët edhe të kësaj proteste i kishte marrë në duar Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy nën hetim për korrupsion nga SPAK dhe të shpallur non grata nga SHBA dhe Anglia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?