“Foto e Javës”, Kardinal Ernest Simon Troshani në Vjenë

Kjo është foto e javës, ndaj dhe në rrjetet sociale ka patur klikime të shumta.

Ndërkohë presidenti Meta shkruan në profilin e tij se “Me shumë kënaqësi e prita lajmin e nderimit në Vjenë të Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë “Thomas Morus“, si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm, për angazhimin e sakrificat e tyre sublime ndaj besimit të krishterë. Është një nder i jashtëzakonshëm, që Eminenca e Tij, është kualifikuar për këtë çmim, për vlerat shpirtërore, njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare që ai përfaqëson”.

SHKARKO APP