FOTO/ Gjiknuri takime me drejtuesit vendorë në Greqi: Projekte të përbashkëta për bujqësinë

Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi, ishin në fokus të takimeve që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh drejtues politik i qarkut zhvilloi në Greqi.

Në vizitën e tij në Greqi, Gjiknuri u takua me zv/Prefektin e rajonit Administrativ të Maqedonisë Qendrore dhe Prefekt i Qarkut të Imathisë, Kostandinos Kalaixidhis, Kryetarin e Bashkisë së Verias Kostandinos Voriazidhis, si dhe zv / Kryetaren e Bashkisë së Nauses znj. Dhora Baltaxidhu.

”Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të Qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi ishin thelbi i takimeve produktive që realizova. Prej kohësh, shumë bashkëatdhetarë me origjinë nga Qarku i Elbasanit jetojnë dhe punojnë në këtë zonë ku jo vetëm janë mikpritur e tashmë integruar, por janë ata që po shërbejnë si ura ndërlidhëse me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona. Optimist për rezultatin pozitiv që do të japë në këtë drejtim edhe binjakëzimi i Bashkisë së Verias me atë të Belshit që e ka gjithë potencialin për të qenë shembull suksesi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?