FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Ish-drejtori i arrestuar për korrupsion, pas shkarkimit nga LSI, i bashkohet PDIU

Në një kohë kur PS dhe LSI kanë shkëmbyer replika të shumta në distancë dhe flitet për një krisje të marrëdhënieve, pas deklaratave të forta të ministrave Lefter Koka dhe Ylli Manjani për Policinë e Shtetit, vjen edhe një tjetër lëvizje brenda mazhorancës.

Pjerin Xhuvani

Sipas “Panorama” kreu i LSI­-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani ka kaluar te PDIU-­ja, partia që po shigjetohet shpesh nga LSI­-ja dhe që shihet si zëvendësuese e saj në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një fotot të siguruar nga “Panorama”, Xhuvani shihet përkrah Idrizit në një event të kësaj partie.
Pjerin Xhuvani 2

Swiss Digital Mobile Reklama

Por burime zyrtare nga LSI pohojnë për “BalkanWeb” se Xhuvani prej kohësh nuk është më kreu i LSI-së në Elbasan, pasi ai është shkarkuar menjëherë nga ky funksion partiak pas arrestimit për skandalin me barnat si ish-drejtor rajonal i Fondit të Barnave të Rimbursueshme, por që më pas u lirua. Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se funksionin e tij tashmë e ‘ushtron’ ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili është i deleguari i kryesisë së LSI-së në këtë qytet.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?