FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali e ftuar nderi në pritjen e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë në Londër
Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadrin e vizitës zyrtare në Parlamentin britanik, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë si e ftuar nderi në pritjen e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë i Mbretërisë së Bashkuar, me personalitete të larta shtetërore, diplomatë dhe përfaqësues të shquar të kulturës dhe sportit. Këshilli koordinohet nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, mik i mirë i vendit tonë, Alastair King-Smith.
Në këtë pritje morën pjesë si të ftuar të veçantë diplomatë dhe përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme, gazetarë, artistë, sportistë si edhe liderë të industrisë kreative. Ishin të pranishëm edhe Sekretarja e Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy, dhe Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.
Gjatë kësaj mbrëmjeje qeveritarët dhe personalitetet e shquara të jetës shoqërore të Mbretërisë e Bashkuar shprehën vlerësimet më të mira për arritjet e Shqipërisë, zhvillimet e vrullshme si një destinacion tërheqës dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor.
KOHA JONË SONDAZH












