FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali pret raportuesin e PE-së për Shqipërinë: Në BE brenda vitit 2030

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Spiropali e informoi mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë.
”Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane”, tha Spiropali.
Nga ana tjetër kryeparlamentarja Spiropali theksoi se ambicia për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.