FOTO LAJM/ Spitali Infektiv në Tiranë “sheshbeteja” me koronavirusin
Në Spitalin Infektiv të Tiranës deri më tani janë 17 persona të prekur nga koronavirusi dhe që po trajtohen nga mjekët. Spitali Infektiv në kryeqytet është tashmë prej disa ditën në karantinë dhe hyrje daljet bëhen vetëm me autorizim. Së fundmi thirrjes së ministrisë së Shëndetësisë, për mjekë dhe infermierë vullnetarë që t’i bashkohen nismës së luftës kundër koronavirusit, i janë përgjigjur mbi 1 mijë persona.
Fotot e agjencisë LSA tregojnë situatën që është aktualisht në ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Tiranës.