FOTO/ Lulzim Basha nuk është më deputet

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur djegien e mandatit të tij të deputetit.

Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, kreu i PD-së Lulzim Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10:00, para Parlamentit.

Protesta e nesërme e opozitës së bashkuar tek parlamenti pritet të ketë sërish një pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Burime kanë bërë të ditur se një lum i madh njerëzish pritet që të vijnë gjatë ditës së nesërme në Tiranë, për të protestuar tek parlamenti i Shqipërisë. Siç bëhet e ditur, pritet një pjesëmarrje masive ashtu si në protestën e 16 shkurtit te kryeministria.

SHKARKO APP