FOTO/ ”Mos humbasë lidhja me gjuhën dhe atdheun”, Kryemadhi takon shqiptarët e New Jersey në SHBA
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në kuadër të vizitës në SHBA nuk ka humbur rastin të takohet me shqiptarët e New Jersey. Kryemadhi ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptare Amerikane në Riverdale dhe shkollën Islame ‘’Miraxh’’.
Ajo dhuroi disa libra për fëmijët shqiptarë kur theksoi se nuk duhet të humbasë lidhja me atdheun dhe gjuha amtare shqipe. Kryetarja e LSI falenderoi Burim Zhutën, Imam Tahirin dhe drejtuesit e këtyre institucioneve për punën në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.
STATUSI I MONIKA KRYEMADHIT
Në vijim të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndaluar në Neë Jersey.
Kryemadhi ishte në Qendrën Kulturore Shqiptare Amerikane në Riverdale.
Ajo u prit nga Presidenti i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane, Burim Zhuta dhe drejtuesit e qendrës.
Kryetarja e LSI dhuroi për këtë qendër disa libra në gjuhën shqipe në mënyrë që fëmijët shqiptarë në Amerikë të mos humbasin lidhjen me atdheun dhe më gjuhën amtare.
Gjithashtu znj. Kryemadhi zhvilloi dhe një takim në shkollën Islame “Miraxh” ku u takua me mësuesit e shkollës dhe me Imam Tahirin, që drejton Qendrën Islame Kulturore Shqiptare. Imami Tahiri tha se synimi i tij është ndërtimi i raporteve të hapura me shumë faktorë pa lënë mënjanë dhe marrëdhëniet ndërfetare. Ndërsa Kryetarja e LSI i falenderoi për punën e vyer që bëjnë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.