FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Parqe dhe hapësira argëtuese për fëmijët dhe të rriturit, si do të duket sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”

Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” ka marrë formën e tij përfundimtare. Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës.

Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një granti 11 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Katarit.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?