FOTO/ Rama: 38% më shumë turistë të huaj na vizituan në Maj, 3.3 mln është numri i turistëve që kemi pritur në 5 muaj

Edhe këtë verë, Shqipëria do të jetë në listën kryesore të turistëve të huaj. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, bën me dije se 38% më shumë turistë të huaj na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këto pesë muaj.

”38% më shumë turistë të huaj na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këto pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e Shqipërisë turistike”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP