FOTO/ Rama dhe disa kryetarë bashkie priten nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanches

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë dy ditore në Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

Rama është pritur nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanches në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve. Në përbërje të delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e nesërme, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?