Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 16:01 Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro Real Madridi gjeneroi mbi 1.2 miliardë euro të ardhura në sezonin 2025-2026, duke zgjeruar hendekun ndaj Bayern Munich, që i afrohet një miliardi eurosh.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
FOTO/Rama: Një ekspozitë me dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë

FOTO/Rama: Një ekspozitë me dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë

Politikë
E enjte, 22 Shkurt 2024 20:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vigjilje të vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë, u çel sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), Kryeministri, një ekspozite e veçantë me 50 fotografi të titulluar “Ukraina, një krim lufte” me dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, pjesë e librit me të njëjtin titull të grupit të fotoreporterëve nga e gjithë bota, të mundësuar nga FotoEvidence.

Libri “Ukraina, një krim lufte” është dokumentimi historik i vitit të parë të luftës ruso-ukrainase. me histori reale të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të mizorive.

Libri në vetvete përfshin mbi 360 fotografi dhe 30 dëshmi nga 93 fotoreporterë prej 29 vendesh të ndryshme nga e gjithë bota. Imazhet dhe reportazhet sjellin për shikuesin momentet e konfliktit, katastrofën humanitare dhe hetimet e krimeve të luftës. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Shqipëria qëndron krah për krahë me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë”,-tha Rama.

Fjala e plotë e Edi Ramës:

Përshëndetje të gjithëve! Mirë se keni ardhur këtu sonte! Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë ambasadorin e Ukrainës i cili është këtu bashkë me ne dhe patjetër dua të falënderoj ata që e morën përsipër këtë iniciativë dhe arritën që në një moment si ky t’i japin jetë. Them në një moment si ky sepse kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një Samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkë-organizator së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjalët edhe përshkrimet për atë që ndodh në Ukrainë nga ana ime janë të tepërta sot, për më tepër kur ekspozita e përcjellë përmes emocioneve të fotografive që ngjajnë si fotografi filmash, por që në fakt janë fotografi të çdo ore dhe çdo dite e nate të popullit ukrainas, nën furinë e agresionit rus. Një agresion krejtësisht i padrejtë, krejtësisht i pajustifikuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm, patjetër.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Në ndërkohë që siç dihet botërisht, Shqipëria qëndron krah për krahë me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, ka të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike dhe ndërkohë që agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes, në fakt, dy botësh, dy mënyrash krejtësisht të ndryshme për ta parë botën dhe për të parë vetë njeriun, për të parë vendet dhe për të kuptuar të drejtën e tyre të panegociueshme të integritetit territorial.

Duke shprehur edhe sot, me këtë rast, solidaritetin tonë të patundshëm për Ukrainën dhe për popullin ukrainas si dhe duke falenderuar edhe të gjithë ju për praninë tuaj këtu sot, shpresoj, uroj që këto momente të kaluara së bashku në praninë e këtyre imazheve të ardhura nga një front ku luftohet dhe ku humbasin jetë njerëzish e ku shkatërrohen pasuri të patundshme, të ngritura me mundim e ku jetohet ditë-natë nën presionin e sirenave që lajmëron bombardimin e radhës, ju shpreh të gjithëve edhe një herë tjetër kënaqësinë që jeni këtu sot! Faleminderit!

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 15 minutash

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 58 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 1 ore

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.