FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Rama: Transformim rrënjësor për shërbimet e transportit rrugor në Kukës, Tropojë dhe Has

Nisin punimet për rikualifikimin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Kukës. Kryeministri Edi Ramaka postuar foto sesi do të transformohet DPSHTRR Kukës, pas këtij investimi të rëndësishëm.

”Në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit, erdhi momenti për transformimin rrënjësor për shërbimet e transportit rrugor në bashkitë:

Kukës, Tropojë dhe Has, për rreth 27,450 drejtues mjetesh me një flotë prej 20,300 mjete rrugore me 70,000 shërbime në vit (përfshirë një numër të konsiderueshëm mjetesh nga Kosova që shërbehen për Testin e Tahografit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 420 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), rikonstruksionin e kapanonit të QKT, ambienteve të administratës dhe arkivës në të, si edhe të hapësirës së jashtme funksionale me 30 vendparkime, në një total për 5,600 m2 sipërfaqe ndërhyrje”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?