Foto-thirrje e Damian Gjiknurit: Buzëqeshje nga Jala, por edhe alarm se nuk po vijnë turistë!

Damian Gjiknuri pasi realizoi me sukses Reformën Zgjedhore me PD dhe LSI si dhe duke iu përmbajtur personalisht deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompei se duhet votuar pa asnjë ndryshim Kodi Zgjedhor firmosur në Rezidencën Amerikane, këtë të premte ka shkuar në zonat e Jugut, ku ka gjetur bosh bregdetin për shkak të koronavirusit.

Foto si reklamë për bukuritë e bregdetit shqiptar, mbetet edhe si thirrje për qeverinë e PS: Mos e shkatërroni turizmin!

Mungesa e masave për një turizëm ndryshe sivjet prej koronavirusit që sa vjen e po rriten numrat e të prekurve, po sjell një falimentin të biznesit të turizmit. Janë me mijëra biznese të vogla apo të mesme, agjensi turistike apo hotele që frekuentohen nga turistët që kanë ndezur dritën e alarmit.

Mos e shkatërroni turizmin, ekonominë më të suksesshme të këtyre 30 viteve!

SHKARKO APP