FOTOLAJM/Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit

Protestuesit që kundërshrojnë vendosjen e taksës për kalimin në Rrugën e Kombit janë përplasur me policinë. Tensionet kanë nisur në momentin që protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë tentuar të prishin aparaturat e vendosura për vjeljen e taksës. Protestuesit kanë qëlluar me gur në drejtim të policisë dhe traut ku janë vendosur pikat e kompanisë private.

Ndërkohë banorët dekarojnë për mediat se protesta ishte idetuar si paqësore dhe dhuna ka nisur pas provokimit nga ana e policisë.

Shihni pamjet e fiksuara nga fotoreporteri i LSA-së, MALTON DIBRA, nga momentet e dhunshme të asaj çfarë po ndodh në Tunelin e Kalimashit:

SHKARKO APP