FOTOLAJM/ Rama: Nëntor Bardhe

Fshati turistik i Dardhës ofron një natyrë mbresëlënëse, sidomos në ditët me borë. Në ditë të tilla, Dardha duket si e pikturuar. Kryeministri Edi Rama përcolli foto të Dardhës, teksa bora ka shtruar në mesin e këtij nëntori. ”Nëntor Dardhe”, shkruan Rama. Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, Dardha vizitohet veçanërisht në stinën e dimrit nga qindra turistë vendas e të huaj. Prej disa vitesh ky fshat turistik ofron për vizitorët edhe pistën e skive, për zhvillimin e sporteve dimërore.

SHKARKO APP