Francë/ Deri tani Macron dhe Marine Le Pen do të përballen në balotazh

Është publikuar parashikimi i parë zyrtar për rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt sot në Francë: Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen mes vete në balotazh.

Centristi i pavarur, Emmanuel Macron, llogaritet t’i ketë marrë 23.7 për qind të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, ekstremistja djathtiste Marine Le Pen, nga Fronti Kombëtar, besohet të ketë siguruar 21.7 për qind të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ky nuk është rezultati zyrtar përfundimtar dhe shifrat mund të ndryshojnë në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?