FRD: Fushata ka nisur para kohe, ne zyrtarisht nesër

Fryma e Re Demokratike do të nisë nesër zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Këtë e ka shprehur numri dy i FRD-­së, Gazmend Oketa, në një deklaratë për mediat. Ndërsa u shpreh se partitë e tjera politike e kanë nisur me herët fushatën elektorale,

Oketa tha se FRD nga nesër do të nisë takimet me qytetarët. Duke bërë thirrje për një fushatë sa më të qetë, Oketa u shpreh se zgjedhjet lokale të 21 qershorit duhet të jenë model pozitiv në rajon.

“Në këto zgjedhje, FRD do të garojë si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Fushata elektorale për këto zgjedhje lokale ka nisur parakohe, por FRD e nis nesër zyrtarisht fushatën e saj. Kandidatët duhet të bëjnë fushatë sa më të qetë. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë si një model pozitiv, nisur nga fakti se një pjesë e shqiptareve në rajon po ndihen në vështirësi. Do të ishte e pafalshme që në situata të tilla debati politik shterpë të mbizotëronte në Shqipëri. Gjatë zgjedhjeve FRD do japë kontribut pozitiv në favor të qytetarëve”, tha Oketa. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?