FRD-ja letër Veliajt, Celibashit dhe ambasadave në vend: Bashkia po shkel ligjin (FOTO)

Pas përplasjeve të një jave më parë, Fryma e Re Demokratike i ka adresuar sot një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadave kryesore në vend duke kërkuar rishikim të vendimit për zbrazjen e zyrave nga ana e FRD-së. Në letër nënvizohet se bashkia po vepron në kundërshtim me ligjin, të cilin duke e cituar në komunikim thotë se partia ka dalë në 3 zgjedhjet e fundit në mbi 1% në shkallë vendi, dhe në bazë të këtij ligji, i takon të marrë zyra. ”Ndërhyrja me forcë do sillte cënimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore”.

SHKARKO APP