FRES tentativa për të shuar protestën, publikohen pikat e propagandës anti-studentë

Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama duket se nuk po e përjetojnë mirë refuzimin e studentëve për dialog. Në këtë kuadër socialistët po bëjnë çdo gjë për të ulur efektet në publik të protestës së studentëve që sot ka hyrë në ditën e gjashtë të saj, rezistencë kjo që sa vjen e gëzon mbështetje dhe simpati në masën e gjerë.

E për të shuar jehonën dhe këtë solidarizim, menjëherë pas konferencës-monolog të kryeministrit Rama, pasi ajo u zhvillua përmes pyetje copy-paste të personave virtualë, makina e propagandës ka bërë gati dhe sulmin ndaj studentëve për ti intimiduar dhe për të shuar protestën, duke denigruar studentët që refuzojnë negociatat me Ramën.

Kreu i FRES-it, Eljo Hysko ka ndërmarrë një hap në këtë drejtim, duke u dërguar mesazh të gjithë punonjësve të administratës që ai ka si kontakte në telefonin e tij, në përpjekje për ti bindur ata dhe për ti urdhëruar se Rama ka të drejtë, dhe se kryeministri u doli borxhit studentëve me propozimet e tij për zgjidhje. Pra e gjitha kjo është në vazhdën e propagandës, pasi një ditë më parë pati dhe përplasje mes studentëve dhe disa pedagogëve “të infiltruar” sipas tyre, të cilët pretendojnë se këta pedagogë si Arlind Qorri dhe përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin është zgjatim i ish-“Mjaftit.

Ja mesazhi i plotë e kryetarit të të rinjve socialistë i shpërndarë përmes “WhatsApp”-it:

  1. Mesazhe pozitive që i dëgjon studentët dhe kërkesat e tyre, ndryshe nga paraardhësi, nuk i injoron e nuk i dhunon;
  2. Kryeministri ka të drejtë, çështjet nuk zgjidhen në rrugë, apo përmes televizorit. Kryeministri nuk po u thotë studentëve ndaloni protestën, që t’ju takoj, por po u thotë paketën e kam gati, besoje është më e mirë se çfarë keni kërkuar ju, por eja të ulemi e ta diskutojmë. Po iu pëlqeu në rregull, nëse jo, vazhdoni protestën e vazhdojmë e flasim;
  3. Përse studentët kanë frikë të ulen për dialog? Kush i pengon ata të dialogojnë për kërkesat e tyre? Ata studentë dhe pedagogë që pengojnë dialogun, kanë qëllime politike për protestën, pasi gjëja më normale është të ulesh e të bisedosh;
  4. Kush nuk do dialogun, nuk do zgjidhjen, nuk mendon për interesat e studentëve, por për interesat partiake;
  5. Edi Rama duket i gatshëm për të zgjidhur problemet, madje thotë se ka paketë edhe më të mirë se çfarë kërkojnë studentët. Tani duhet vetëm dialog;
  6. Këtu nuk merret vesh kush kërkon çfarë. Ka lista të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm që hiqen si përfaqësues të protestës. Prandaj duhet tryezë që të gjithë e dinë me kë flasin e për çfarë flasin;
  7. Kjo histori që të gjithë të shkojnë në universitet, mos paguajnë tarifa, mos paguajnë as taksa kur shkojnë në punë dhe të kërkojnë super-cilësi, është pas si e vështirë. Se vërtet Gjermania e ka universitetin publik falas, por të merr 60 % të rrogës taksa. Komentet që duhen bërë!

Mesazhi i Eljo Hyskos

 

SHKARKO APP